Kosova
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, sot viziton Kosovën
Mediat kosovare shkruajnë se ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, sot viziton Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në orën 16:55, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30.
Kjo është agjenda e MPJD-së:
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Ministrja Gërvalla do ta mirëpresë homologun italian, Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)
Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)
Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












