Muzikë
Dua Lipa në grafit gjigant në Prishtinë
Kryeqyteti i Kosovës e ka nderuar yllin botëror
Fotografia e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron në formë grafiti në një prej shesheve kryesore të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Kryeqyteti i Kosovës e ka nderuar yllin botëror, menjëherë pas aktiviteteve që ajo mbajti në Prishtinë, në kuadër të festivalit Sunny Hill.
Grafiti gjigant i Dua Lipës po qëndron në sheshin “Edit Durham”, përballë Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë.
Dua Lipa, ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Prishtinës, ku ka dhuruar 150 mijë euro për krijimin e një akademie muzikore në Prishtinë, që do të shërbejë për talentët e rinj.
Piktura e saj në Prishtinë është përcjellë me fotografi edhe të vetë këngëtares, e cila në rrjetin e saj Instagram e ka shpërndarë këtë fotografi, ku ka shkruar “turned me into robo girl. Crazyyyy”.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?