Kosova
Zyrtari i lartë amerikan sot në Kosovë
Mësohet se Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, do të vijë sot për vizitë dyditore në Prishtinë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Robinson do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, teksa në agjendë nuk është fare takimi me kryeministrin Albin Kurti.
“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.
Kujtojmë se zyrtari amerikan fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ndryshe, kryeministri Kurti së fundi nuk ishte në agjendën e takimeve as të zyrtares së lartë amerikane të USAID-it, Erin E McKee, e cila në fillim të këtij muaji qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare. Edhe ajo pati takim vetëm me Osmanin.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së fundmi ka folur për pasoja për Kosovën, për shkak të padëgjueshmërisë së Qeverisë ndaj kërkesave amerikane. Ai tha të premten se ka dy vjet që askush nga Qeveria s’ka pasur takime të nivelit të lartë me dikë nga administrata amerikane.
“Tani, pyetja nuk është nëse do të ketë masa, por, pa dyshim, ka pasoja. Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratën amerikane”, tha Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, ka thënë Escobar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











