Lajme
Zvicra ua kalon të gjithë fqinjëve për numrin e të vaksinuarve me dy doza
Kur bëhet fjalë për të vaksinuarit plotësisht, Zvicra ka kaluar fqinjët e saj, duke arritur t`ua japë dy dozat e vaksinës 10.1 për qind të banorëve
Fushata zvicerane e vaksinimit ka rritur shpejtësinë ditëve të fundit. Zvicra tani po vaksinon më shpejt se shumë vende fqinje.
Në një kategori, nadje ajo ka një pozitë të lartë edhe në nivel bote, shkruan gazeta Tages Anzeiger. Bëhet fjalë për kategorinë e numrit të vaksinave të kontraktuara.
Pesë prodhues vaksinash nga e gjithë bota kanë kontratë me Qeverinë Federale për të shpërndarë gjithsej 35.8 milionë doza vaksinash, transmeton albinfo.ch. Deri më tani, janë dorëzuar tre milionë doza, d.m.th. rreth tetë për qind të vëllimit të përgjithshëm.
Javën e fundit pak më pak se 339,000 doza vaksinash janë dhënë në të gjitha kantonet. Kjo bën 48,000 njësi në ditë.
Gazeta “Tages-Anzeiger” ka bërë këtë llogari: Krahasuar me dy javët e mëparshme, kjo është një rritje përkatësisht prej 19 dhe 64 për qind, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se rreth dhjetë për qind e popullsisë në Zvicër janë vaksinuar plotësisht deri në fund të prillit.
Në krahasim ndërkombëtar, Zvicra po përmirësohet gjithnjë e më shumë, sipas raportit. Është e vërtetë që Zvicra mbetet prapa vendeve fqinje, si: Austria, Gjermania, Italia dhe Franca për sa u përket dozave për 100 banorë.
Por kur bëhet fjalë për të vaksinuarit plotësisht, Zvicra ka kaluar fqinjët e saj, duke arritur t`ua japë dy dozat e vaksinës 10.1 për qind të banorëve.
Të kujtojmë: Italia ka (9.2 për qind), Austria (9), Franca (8.7) dhe Gjermania (7.4).
Vetëm dhjetë vende (Izraeli, Kili, Bahreini, SHBA, Britania e Madhe, Serbia, Hungaria, Singapori, Maroku, Danimarka dhe Turqia) aktualisht kanë një përqindje më të lartë të njerëzve të vaksinuar plotësisht në të gjithë botën se sa Zvicra.
Edhe me normën aktuale të vaksinimit, Zvicra aktualisht është përpara Francës dhe Austrisë me 48,000 doza në ditë, sipas “Tages-Anzeiger”.
Efektet e para të strategjisë së vaksinimit në Zvicër gjithashtu mund të vërehen: Në grupmoshën mbi 80 vjeç, numri i infeksioneve po bie, shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve po ashtu po bien.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën Pas paraqitjeve të dukshme në televizion, Gjon’s Tears nga Fribourg publikoi albumin e parë në mars....
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj