Lajme

Zvicra shqyrton rikthimin e kurseve të detyrueshme për pronarët e qenve

Deputetët po debatojnë rikthimin e trajnimeve të detyrueshme në nivel kombëtar, të cilat u hoqën 10 vjet më parë.

Zvicra mund të rikthejë kurset e detyrueshme të trajnimit për pronarët e qenve, të cilat u shfuqizuan dhjetë vjet më parë, përcjell albinfo.ch.

Parlamenti zviceran po diskuton mundësinë e rivendosjes së këtij detyrimi në nivel kombëtar. Në vitin 2016, autoritetet federale hoqën kërkesën për këto kurse, duke ua lënë kantoneve vendimin nëse do t’i bënin ato të detyrueshme apo jo.

Tani, një pjesë e deputetëve po mbështesin rikthimin e trajnimeve të detyrueshme në të gjithë vendin.

Nisma është paraqitur nga deputetja Meret Schneider, e cila argumenton se trajnimet do të ndihmonin në rritjen e sigurisë dhe të përgjegjësisë së pronarëve të qenve. Propozimi mbështetet edhe nga organizata për mbrojtjen e qenve Hund Schweiz./Albinfo.ch