Lajme
Zvicra shpalli hapat e daljes: Të parat hapen floktoret dhe dyqanet e luleve
Që nga 27 prilli mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë
Këshilli Federal në këto momente është duke prezantuar hapat e “daljes” nga masat e vendosura për mbrojtje nga koronavirusi. Masat e para hyjnë në fuqi nga 27 prilli.
Që nga data e përmendur mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë. Parakusht për këtë do të jetë: pajtueshmëria me masat gjegjësisht sigurimi i masave mbrojtëse si, vënia e maskave nga punonjësit dhe klientët, numri i kufizuar i punonjësve etj.
Gjithashtu nga 27 prilli, spitalet kanë të drejtë të kryejnë përsëri të gjitha ndërhyrjet e zakonshme, transmeton albinfo.ch. Ndërsa shkollat e detyrushme dhe dyqanet duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 11 maji.
Shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat duhet të hapen përsëri, duke filluar nga 8 qershori. Kushti është gjithmonë që lokacioni ta mundësojë një gjë të tillë.
I pyetur nga një gazetar përse floktoret lejohen të hapen të parat, ministri i shëndetësisë, Alain Berset është përgjigjur: “Konceptet e mbrojtjes janë të njohura, në këto lokale nuk ka lëvizje të mëdha të njerëzve dhe nuk ka grumbullime të mëdha, përcjell albinfo.ch. Këto lehtësime janë të rëndësishme sepse popullata ka nevojë për shërbime të tilla”.
Prandaj, nuk mund të pritej shumë më gjatë për hapjen e tyre.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














