Lajme
Zvicra rrit për 2.5% pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit
Sipas Këshillit Federal, për vitin aktual pritet inflacion prej 3 për qind dhe rritje pagash prej 2 për qind, pra indeksi miks prej 2.5 për qind
Në vitin 2023 pensionet AHV (të moshës dhe trashëgimisë) dhe ato IV (të invaliditetit) do të rriten për 2.5 për qind, transmeton albinfo.ch Pensioni minimal kështu do të rritet për 30 franga kështu që do të jetë 1225 franga në muaj, ndërs pensioni maksimal, ME 60 franga të rritjes mbërrin në 2450 franga.
Kërkesat për më shumë rritje janë në tryezë të bisedimeve në mes të palëve të interesit.
Të mërkurën, Këshilli Federal ka përshtatur pensionet AHV dhe IV në përputhje me indeksin e përzier të parashikuar në ligjin AHV. Çdo dy vjet duhet të kontrollohet nëse pensionet duhet të përshtaten me zhvillimet e inflacionit dhe pagave, shkruan sada-keystone. Me këtë rast është marrë parasysh rekomandimi i Komisionit Federal AHV/IV.
Sipas Këshillit Federal, për vitin aktual pritet inflacion prej 3 për qind dhe rritje pagash prej 2 për qind, pra indeksi miks prej 2.5 për qind. Po kështu sipas Këshillit Federal, kjo do të kompensojë pothuajse plotësisht inflacionin. Për herë të fundit u rregulluan pensionet për vitin 2021.
Në tavolinë, megjithatë, është kërkesa për kompensim të plotë të kostos së jetesës për pensionet AHV dhe IV, si dhe përfitime suplementare dhe tejkaluese, përcjell albinfo.ch. Tri mocione janë në pritje në këshilla. Kërkohet gjithashtu një prag më i ulët inflacioni për rregullimin e parakohshëm të pensioneve – aktualisht është 4 për qind.
Nëse këto propozime kalojnë në seancën dimërore, ligji mund të miratohet urgjentisht në seancën e pranverës, shkruan Këshilli Federal. Më pas, pensionet më të larta mund të paguhen në mënyrë retroaktive deri në 1 janar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit