Shkurt.ch
Zvicra, destinacioni më i preferuar evropian për vizitorët aziatikë
Një studim i ri ka zbuluar se Zvicra është destinacioni i preferuar i dimrit evropian për turistët aziatikë, duke mposhtur Francën në vendin e parë.
Japonia dhe Koreja e Jugut janë destinacionet e preferuara të dimrit për turistët aziatikë. Por në Evropë, Zvicra është zgjedhja kryesore e tyre, me 96 % të të anketuarve në Indi dhe 90 % në Kinë thanë se preferojnë një festë në këtë komb alpinë mbi vendet e tjera evropiane, siç është Franca.
Gazeta zvicerane “The local.ch”, ka ngritur një pyetje se a është numri i vizitorëve nga Azia i rëndësishëm në Zvicër?
Sipas numrave zyrtarë, ka pasur një rritje të madhe të turistëve nga Azia, veçanërisht nga Kina dhe India. Në vitin 2018, afro një milion kinez vizituan Zvicrën, dhe 348,000 erdhën nga India.
Thuhet se zyrtarët e turizmit në Zvicër punojnë shumë për të tërhequr vizitorët aziatikë.
Zvicra dhe peizazhet e saj malore janë shumë të njohura në Indi, për shembull, pasi Alpet zvicerane shpesh janë përdorur si një sfond për filmat Hollywood. Shoqata Zvicerane e Hoteleve madje ka botuar një broshurë të veçantë se si “për t’u dhënë më së miri mysafirëve indianë një mirëseardhje të ngrohtë.
Dhe për të joshur vizitorët kinezë, bordi zyrtar i Zvicrës për turizëm, po ofron turne të bëra me porosi nëpër rajonet më të bukura të vendit në preferencën dhe ritmin e tyre.
Sa u përket destinacioneve më të njohura të dimrit për turistët aziatikë, është Zermatt, i cili shtrihet në rrëzë të Matterhorn-it të famshëm, është një e preferuar për turistët japonezë. Por, në përgjithësi, një turne tipik i favorizuar nga turistët aziatikë mbulon Grindelwald, Interlaken, Engelberg dhe Gjenevë, duke përfunduar në Aeroportin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













