Lajme
Zvicra regjistroi rastet e para të infeksionit me variantin “Mu”
Mediat zvicerane shkruajnë se varianti i ri i Coronavirusit, i njohur si “My”, ka arritur në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Janë raportuar 34 raste në Zvicër me variantin “Mu” që fillimisht është zbuluar në Kolumbi, shkruan 20 minute.
Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.
Referuar autoriteteve shëndetësore të Kolumbisë, shkaku i këtij varianti ka pasur numër të madh të vdekjeve me koronavirus në Kolumbi gjatë këtij viti. Dyshohet se mutacionet në variantin Mu mund të bëjnë të mundur që të shmangë mbrojtjen nga vaksinat.
Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjalze se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













