Jeta në Zvicër
Zvicra përgatitet për strehim më masiv të refugjatëve nga Siria
Këshilli Federal pati miratuar një kërkesë e cila kërkonte pranimin e grupeve dukshëm më të mëdha të refugjateve se deri më tash
Ministrja e drejtësisë, Somonetta Sommaruga është duke përgatitur pranimin së shpejti të mijëra refugjatëve të rinj nga Siria në Zvicër, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”. “Nisur nga situata emergjente që mbretëron atje, Zvicra duhet të angazhohet urgjentisht dhe më shumë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i organizatës për ndihmë refugjatëve “Flüchtlingshilfe”, Beat Miner, sipas të cilit, për këtë situatë është e vetëdijshme edhe qeveria e vendit.
Ai shton se së paku nga 6 qershori “ka sinjale nga administrata” dhe kantonet e dinë se në Zvicër do të strehohen edhe grupe të tjera të refugjatëve. Më atë datë, Këshilli Federal pati miratuar një kërkesë e cila kërkonte pranimin e grupeve dukshëm më të mëdha të refugjateve se deri më tash.
Por, edhe pavarësisht nga strehimi që Zvicra zyrtare po përgatitet ta bëjë, në të ardhmen pritet një rritje e madhe e numrit të refugjatëve që do të zgjedhin Zvicrën për t`u strehuar.
Në nivel vendi, Zvicra parasheh që muajve në vijim të strehojë mesatarisht nga 1400 refugjatë në muaj. Edhe vetë Zyra Federale për Migracion (BFM), në një publikim intern dhe të besueshëm sipas gazetës “NZZ am Sonntag” ka shkruar se deri në muajin gusht 2014 numri i refugjatëve të strehuar pritet të jetë nga 1100 deri në 1400 në muaj. Me këtë rast është menduar për azilkërkues që do t`u jepet statusi i përkohshëm (F) ose do t`u njihet azili .
Ndërkohë BFM pret që në muajt e ardhshëm në Zvicër te ketë mbi 2000 kërkesa azili në muaj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












