Lajme

Zvicra, mes vendeve më të lumtura në botë

Ja ku renditet Kosova dhe Austria

Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së ka publikuar listën e vendeve më të lumtura dhe më të palumtura në planet, ku Finlanda zë vendin e parë si shteti më i lumtur në botë për të shtatin vit me radhë, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu Zvicra ishte mes top 10 vendeve ku njerëzit janë më të lumtur.

Ndërsa Afganistani renditet në fund të listës, duke u bërë kështu vendi më i palumtur në botë.

Në dhjetëshen e parë të shteteve më të lumtura në botë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.

Kosova është renditur në vendin e 29-të, ndërsa një vit më parë ishte renditur në vendin e 34-t. Shqipëria renditet në vendin e 87-të, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023, kur ishte në vendin e 83-të të listës.

Britania duket se ka rënë në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të, pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-ja, të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023 (vendi i 23-të këtë vit – i 15-ti në 2023).

Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980, me lumturinë e mijëvjeçarëve që vlerësohet të bjerë çdo vit, ndërsa në vend të kësaj rritet me kalimin e viteve nga kënaqësia e të ardhurve.