CH-Ballkani
Zvicra me mishin më të shtrenjtë në Evropë
Mishi kushton më shtrenjtë në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.4 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Evropës
Mishi është një prej produkteve të shportës bazë të ushqimeve. Niveli i çmimit për këtë produkt dhe konsumi e rendisin Shqipërinë në vendin më të lirë dhe ndër vendet me konsumin më të ulët të tij.
Eurostat ka publikuar statistikat mbi indeksin e çmimit të mishit në 2017-n për të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë.
Shqipëria renditet e fundit për sa i përket nivelit të çmimeve, ku mishi kushton rreth 45% se mesatarja e vendeve evropiane (EU=100), përcjell albinfo.ch.
Krahasuar edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, niveli i çmimeve të mishit është më i lirë. Pas Shqipërisë, për çmime të lira renditet Maqedonia, ku mishi kushton rreth 42% më lirë se në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa më shtrenjtë mishi kushton në Kosovë, ku çmimi është rreth 13% më shtrenjtë se në Shqipëri. Në vend të dytë për nivel të shtrenjtë çmimesh në Ballkanin Perëndimor është Mali i Zi dhe Bosnja, ku çmimi i mishit është rreth 12% më shtrenjtë se në Shqipëri. Me pas renditet Serbia, ku mishi është rreth 9% më shtrenjtë se në Shqipëri.
Zvicra më e shtrenjta
Mishi kushton më shtrenjtë në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.4 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Evropës. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve është kryesisht më i shtrenjtë në vendet e Evropës Veriore si Islanda, Norvegjia dhe Luksemburgu.
Në 2017-n. Luksemburgu kishin çmimet më të larta të mishin në Evropë ndër vendet anëtare të BE-së, apo rreth 41% më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Në vend të dytë për nivelin më të shtrenjtë të çmimeve është Austria, ku çmimet janë 39% më të larta se mesatarja evropiane.
Më lirë në Evropën Qendrore dhe në Ballkan
Polonia ishte vendi me çmimet më të lira të mishit, rreth 43% më të lira se mesatarja e Bashkimit Evropian, pasuar nga Bulgaria me rreth 42% më lirë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















