Lajme
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit
Takimi i planifikuar në Burgenstock është shtyrë, ndërsa Berna shprehet e gatshme të vazhdojë ndërmjetësimin
Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se bisedimet e planifikuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat pritej të zhvilloheshin më 19 qershor në resortin malor të Burgenstockut, janë shtyrë, transmeton albinfo.ch.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet zvicerane bënë të ditur se janë shtyrë edhe takimet e parashikuara me pjesëmarrjen e delegacioneve nga SHBA-ja, Irani, Katari dhe Pakistani.
“Bisedimet e planifikuara mes SHBA-së, Iranit, Katarit dhe Pakistanit janë shtyrë. Zvicra mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime. Puna përgatitore në Burgenstock vazhdon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme zvicerane.
Vendimi vjen pasi JD Vance anuloi udhëtimin e planifikuar drejt Zvicrës. Shtëpia e Bardhë njoftoi se shtyrja lidhet me çështje logjistike, duke theksuar se negociatat teknike pritet të zhvillohen sapo të krijohen kushtet.
Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se edhe delegacioni i Teheranit nuk kishte konfirmuar udhëtimin drejt Zvicrës, mes raportimeve se zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon kanë ndikuar në shtyrjen e takimit.
Bisedimet synojnë zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më 17 qershor nga presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, i cili parashikon negociata për një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit, heqjen e sanksioneve amerikane dhe çështje të sigurisë rajonale.
Sipas marrëveshjes fillestare, palët kanë 60 ditë kohë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ndërsa Zvicra ka riafirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar rolin ndërmjetësues në procesin diplomatik. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












