Fotolajmi
Zvicra ekstradon në SHBA zyrtarin e FIFA-s
Autoritetet zvicerane kanë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga 7 zyrtarët e FIFA-s, të cilët në maj janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion.
Ministria e Drejtësisë e Zvicrës nuk e ka zbuluar emrin e të ekstraduarit, përveçse tha se ishte shoqëruar nga tre oficerë të policisë amerikane dhe ishte transferuar në Nju-Jork.
Edhe pse identiteti nuk ishte zbuluar, mediet kanë lakuar emrin e Jeffrey Webb nga Ishujt Kajman.
Ai është një ish-kryetar i Federatës së Futbollit në Amerikën Qendrore dhe të Veriut. Ai dyshohet nga zyrtarët amerikanë se ka marrë ryshfet në dhjetëra miliona dollarë për të shitur të drejtat e marketingut.
Është e paqartë se çfarë do të jetë fati i të tjerëve dhe nëse ata do të ekstradohen, sepse Cyrihu ka nisur procedurat ligjore kundër transferimit të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Të gjithë shtatë zyrtarët janë arrestuar nga policia zvicerane me urdhër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë më 27 maj, vetëm dy ditë para Kongresit të FIFA-s, kur ishte zgjedhur president i organizatës Botërore të Futbollit.
Urdhri është lëshuar pas hetimeve amerikane nga FBI për korrupsion në “Shtëpinë e Futbollit” në Cyrih, pasi një ish-zyrtar i futbollit amerikan, i akuzuar në SHBA për evazion fiskal, u pajtua që të bashkëpunonte me policinë duke zbuluar detajet e korrupsionit në FIFA.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve Agjencia Turistike ju ofron përvojën më të paharrueshme në udhëtime...
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë