Shkurt.ch
Zvicra rrit shërbimet e trenave dhe zvogëlon fluturimet
Për shkak të ndryshimeve klimatike, Zvicra rrit shërbimet e trenave dhe zvogëlon fluturimet
Zvicra ka rritur shërbimet e trenave për rrugët ndërkomëtare për t’iu shmangur fluturimeve që dëmtojnë klimën.
Meqenëse lëvizja kundër fluturimit, e njohur si “shaming”, po fiton vrull në gjithë Evropën, Zvicra po shton shërbime të reja të trenave në disa prej rrugëve të saj ndërkombëtare. Ndërmarrja TGV Lyria, e cila është në pronësi të përbashkët të Hekurudhave Federale Zvicerane dhe SNCF të Francës, po shton trenat në lidhjen e saj me shpejtësi të lartë midis qyteteve të mëdha zvicerane dhe Parisit.
Duke filluar nga 15 dhjetori, 30% më shumë lidhje do t’i ofrohen kryeqytetit francez nga Gjeneva, Cyrihu, Lozana dhe Bazeli. Kjo do të thotë një rritje nga 13.500 vende aktualisht në dispozicion, çdo ditë në 18,000 deri në fund të vitit 2020, shkruan gazeta zvicerane TheLocal.ch.
Qëllimi i shërbimit të zgjeruar është zhvendosja e pasagjerëve nga fluturimet me destinacion të shkurtër hekurudhor. Koha e fluturimit nga Gjeneva ose Cyrihu në aeroportin Charles De Gaulle zgjat pak më shumë se një orë, ndërsa Lyria lidh qytetet zvicerane me stacionin Lyon të Parisit në pak më shumë se tre orë.
Drejtori i Përgjithshëm i TGV Lyria, Fabien Soulet, për gazetën Le Monde është shprehur i bindur se kjo do të jetë në të mirën e klimës.
“Jam i bindur që çështjet e klimës dhe vetëdija e individëve për gjurmën e tyre të karbonit do të transformojnë tregun. Në Zvicër shqetësimi është veçanërisht i fortë”, tha Soulet.
Dëmet që transporti ajror po i shkakton mjedisit përmes emetimeve të gazrave serë janë të mëdha.
Paneli Ndërqeveritar me bazë në Gjenevë për Ndryshimet Klimatike tha që aeroplanët kontribuojnë në 4.9% të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Në Zvicër, 10% e emetimeve i atribuohen sektorit të aviacionit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













