Lajme
Zvicra do të heqë personat mbi 65 vjeçarë nga grupi i rrezikut
Organizata "Pro Senectute", të cilën e kryeson ish këshilltarja federale, Widmer-Schlumpf, ka sjellë me sukses një ridefinim të "klauzolës së moshës"
Ish-këshilltarja federale Eveline Widmer-Schlumpf duket se ka arritur të mbrojë me sukses zviceranët e moshuar. Ajo këtë e ka bërë duke kundërshtuar përfshirjen e të moshuarve në grupin e rrezikut nga koronavirusi vetëm për shkak të moshës së tyre.
Sipas Qeverisë Federale, njerëzit mbi 65 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga virusi korona.
“Është tepër rigoroze të futësh të 1.6 milion njerëzit që kanë arritur moshën e pensionit në të ashtuquajturin grup rreziku vetëm në bazë të moshës. Sepse, njerëzit plaken në mënyra të ndryshme”, ka thënë Schlumpf në një intervistë për SonntagsBlick.
Ajo ka thënë se mosha që zviceranët e arrijnë pas pensionimit është gjithnjë më e shtyrë dhe njerëzit mbi 65 vjeçarë nuk janë automatikisht të moshuar ose të sëmurë.
Për këtë shkak, organizata “Pro Senectute”, të cilën e kryeson ish këshilltarja federale, është përpjekur me sukses të sjellë një ridefinim të kësaj “klauzole moshe”, transmeton albinfo.ch.
Në këtë mënyrë u arrit që kufiri i moshës 65 vjeç të fshihej nga ligji për Covid-19, ka shtuar Widmer-Schlumpf.
Sipas udhëzimeve të Qeverisë Federale, më parë ishte përcaktuar qartüë se njerëzit e moshës 65 vjeç e lart i përkasin grupit të rrezikut. Këshilli Federal pati publikuar shpjegimet përkatëse në qershor.
Ndërsa në javën që vjen, ligji i formuluar rishtas do të vijë në parlament – në një version të ri, përcjell albinfo.ch. Në vend të përcaktimit të një moshe specifike, tani në grupin e rrezikut janë përfshirë vetëm “njerëzit veçanërisht të prekshëm”.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













