Kosova
Zvicra beson në respektimin e Kushtetutës nga autoritetet në Kosovë
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Zvicra beson që autoritetet në Kosovë do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë.
“Tetorin e kaluar një shumicë e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për ndryshime dhe u besuan përfaqësuesve të tyre jo vetëm që të kryejnë reformat kryesore, por edhe të nxisin një përgjegjësi më të madhe dhe të udhëheqin me shembull”, thuhet në fillim të një deklarate të Ambasadës zvicerane në Prishtinë.
“Zvicra beson se autoritetet do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë”, thuhet tutje në deklaratën e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
https://www.facebook.com/SwissEmbassyPristina/posts/3280105682007859
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












