Lajme

Zviceranët, kombi i parë evropian që synon të ndalojë pesticidet

Zvicra mund të bëhet vendi i parë europian që ndalon me ligj pesticidet artificiale, në referendumin e radhës më 13 qershor, një iniciativë që synon të sjellë ndalime edhe në vende të tjera.

Në rang botëror, vetëm Bhutan ka braktisur plotësisht përdorimin e pesticideve sintetike, sipas mbështetësve që synojnë të nxjerrin jashtë ligjit përdorimin e produkteve të bëra nga gjigandë agro-kimikë, të tillë si Syngenta e Zvicrës dhe Bayer dhe BASF e Gjermanisë.

Mbështetësit e iniciativës thonë se produktet artificiale shkaktojnë probleme serioze me shëndetin dhe shkatërrojnë biodiversitetin. Prodhuesit sigurojnë se produktet e tyre janë të testuara në mënyrë rigoroze, mund të përdoren në mënyrë të sigurt dhe se rendimentet e produkteve do të ulen pa to.

Një tjetër iniciativë që pritet të votohet në të njëjtën ditë ka të bëjë me përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ujit dhe pijshëm dhe ushqimit në Zvicër, duke ndaluar subvencionet direkte te fermerët që përdorin pesticide artificiale dhe antibiotikë për bagëtitë e tyre tyre.

Zvicra është ndarë ashpër nga një debat i madh lidhur  me iniciativat dhe votat duket se do të jenë të afërta. Një sondazh i fundit tregoi se 48% e votuesve favorizuan iniciativën e ujit të pijshëm dhe 49% mbështetën ndalimin e pesticideve.

Nëse miratohet, propozimet u japin fermerëve deri në 10 vjet për të bërë ndryshimin, i cili do të lejojë Zvicrën të bëhet një pioniere në ushqimin organik si dhe një shembull për pjesën tjetër të botës, tha prodhuesi zviceran i verës, Roland Lenz.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI