Lajme
Zvicër: Rriten çmimet e transportit publik, por më pak se sa ishte planifikuar
Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten nga 13 dhjetori, por rritja do të jetë më e ulët se sa ishte paralajmëruar fillimisht.
Pas marrëveshjes mes Mbikëqyrësit të Çmimeve dhe Aleancës SwissPass, rritja mesatare e tarifave është ulur nga 3,9% në 3,6%.
Abonimi vjetor GA në klasën e dytë i hekurudhave federale zvicerane (SBB) do të kushtojë 4.095 franga, ose 100 franga më shumë se aktualisht, por 100 franga më pak se shifra e njoftuar më herët. Edhe abonimi GA në klasën e parë do të ketë një rritje më të vogël dhe do të kushtojë 6.670 franga në vit.
Abonimet me gjysmë çmimi për të rriturit do të rriten vetëm me 5 franga, ndërsa për fëmijët, të rinjtë dhe familjet ndryshimet do të jenë minimale.
SBB do të zgjerojë gjithashtu ofertat me zbritje për disa udhëtime në distanca të gjata, me synimin për të kursyer rreth 90 milionë franga deri në fund të vitit 2027.
Shoqata për Transport dhe Mjedis (ATE) e ka kritikuar rritjen, duke e cilësuar si një masë të pamjaftueshme dhe duke kërkuar politika që e bëjnë transportin publik më të përballueshëm.
Rritja e fundit e tarifave në nivel kombëtar në Zvicër ishte në vitin 2023, kur çmimet u rritën mesatarisht me 3,7%.
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”













