Lajme
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor
Trena më të shpeshtë dhe linja të reja në Zvicër
Qeveria zvicerane synon të përmirësojë ndjeshëm transportin hekurudhor në disa rajone të vendit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Transportit, Albert Rösti, i cili konfirmoi se janë në plan zgjerime dhe modernizime të disa linjave kyçe, përcjell albinfo.ch.
Ndër projektet prioritare përfshihen linja Biel/Bienne–Lozanë–Gjenevë, si dhe krijimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes Neuchâtel dhe La Chaux-de-Fonds.
Planet parashikojnë gjithashtu:
qarkullim trenash çdo 15 minuta mes Bernës dhe Cyrihut,
shërbim çdo 30 minuta mes Bernës dhe Lucernës, si dhe mes Baselit dhe Cyrihut,
përmirësime në shërbimet rajonale në Rrafshin Zviceran.
Përveç kësaj, Këshilli Federal po shqyrton edhe:
zgjerimin e shërbimeve rajonale në zonën Gjenevë–Lozanë,
rritjen e frekuencës së trenave mes Bellinzonës dhe Locarnos,
si dhe zgjatjen e platformave në rrjetin S-Bahn të Cyrihut, për të mundësuar trena më të gjatë dhe kapacitet më të madh. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












