Lajme
Zvicër: Pagat e grave do të barazohen me ato të burrave, pas 46 vitesh
Në vitin 2018 dallimi ka qenë 11.5% në favor të burrave, në vitin 2016, 12 % ndërsa në vitin 2014, 12.5%
Një studim i strukturës së pagave, i realizuar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) konstaton se dallimi në mes të pagave të meshkujve dhe të femrave para disa vitesh kishte rënë për një të katërtën.
Por, megjithatë, jazi në mes të dy gjinive, në këto 4-5 vitet e fundit është ngushtuar në mënyrë fare simbolike, transmeton albinfo.ch. Kështu, në vitin 2018 dallimi ka qenë 11.5% në favor të burrave, në vitin 2016, 12 % ndërsa në vitin 2014, 12.5%.
Dallim i është më i madh në sektorin privat, ku gratë, sipas studimit në fjalë, në 2018 kanë fituar 14.4 për qind më pak se burrat.
“Këto diferenca të pagave mes gjunive mund të shpjegohen pjesërisht me karakteristikat strukturore dhe aktivitetet e ndryshme, veçanërisht nga niveli i përgjegjësisë në vendin e punës ose sektorin ekonomik,” thuhet në komunikatën e BFS.
Nëse zvogëlimi i dallimit vazhdon me këtë temp, atëherë barazia në mes të pagave që marrin burrat dhe gratë do të arrihet vetëm pas 46 vitesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












