Lajme
Zvicër: Numri i vdekjeve nga Covid-19 ngjitet në 52
Përveç 9207 infeksioneve të reja, BAG ka raportuar sot edhe 52 raste të reja të vdekjes nga Covid-19të. Të enjten ishin regjistruar 31 vdekje
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 9.207 raste të reja me koronavirus, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, njofton srf.ch.
Ky është numër i përafërt me atë të raportuar të enjten, (dje) kur ishte shënuar rasti i parë që kaloheshin 9.000 infeksione të reja për një ditë, gjegjësisht 9.386 sosh, shkruan albinfo.ch.
Mesatarja 7 ditore është 6970 ose 69 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi po rritet shumë fort dhe në një nivel shumë të lartë.
279 persona janë shtruar në spital për koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
Shkalla mesatare e rezultateve pozitive të testeve në 7 ditët e fundit aktualisht është 25.4 për qind.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 28,201 teste në ditë ose për 32 për qind më i madh krahasuar me javën e mëparshme. 38.211 testime janë bërë vetëm në 24 orët e fundit.
Deri më tani në Zvicër janë testuar 1 milion e 900 mijë veta për koronavirus.
BAG ka raportuar sot edhe 52 raste të reja të vdekjes nga Covid-19të. Të enjten ishin regjistruar 31 vdekje, përcjell albinfo.ch. Deri pak ditë më parë, konsiderohej se numri i vdekjeve është shumë më i ulët në krahasim me atë të regjistruar në periudhën e pikut, në mars dhe prill, kur ai ishte ngjitur më së larti në 70 raste brenda një dite.
Sipas metodës zyrtare të numërimit, tashmë është tejkaluar kufiri prej 2000 vdekjeve, shkruan srf.ch.
Kantonet aktualisht raportojnë 2.230 persona që po trajtohen në një spital për Covid-19. Kjo është 64 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













