Lajme
Zvicër, ligji Covid-19 do të zgjatet deri më 30 qershor 2024
Covid nuk është më tema kryesore që ishte gjatë dy Krishtlindjeve të fundit, por Këshilli Federal vendosi të mërkurën të zgjasë disa urdhëresa të lidhura me koronavirusin, përcjell albinfo.ch.
“Edhe nëse situata është stabilizuar, është e vështirë të parashikohet me besueshmëri evolucioni i pandemisë Covid-19”, shpjegoi qeveria.
Për këtë arsye, ligji Covid-19 do të zgjatet deri më 30 qershor 2024.
Për sa u përket certifikatave Covid – duke u lejuar njerëzve që jetojnë në Zvicër të udhëtojnë më lehtë jashtë vendit – ato zgjaten deri më 31 gusht 2023.
Këshilli Federal tha se “përdorimi i tyre duhet të mbetet i mundur, edhe nëse aktualisht nuk janë të nevojshëm në Zvicër”.
Sistemi do të mbetet “i pajtueshëm me certifikatën dixhitale të Bashkimit Evropian Covid-19”.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












