Lajme
Zvicër, kjo është data kur do të kthehet ora
Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë.
Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë. Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Megjithatë, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
SHKA “Dardania” nga Winterthuri do të marrë pjesë në festivalin folklorik “Hasi Jehon”
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa