Lajme
Zvicër: Dy të akuzuar për terrorizëm islamik, njëri prej tyre nga Maqedonia
Shtetasi i Maqedonisë akuzohet se ka bërë rekrutimin e mbështetësve të IS-it, ka shpërndarë materiale propagandistike
Prokuroria Federale e Zvicrës ka ngritur akuzë kundër dy personave të dyshuar si mbështetës të ushtrisë terroriste IS në Siri.
I akuzuari kryesor është një person me shtetësi të dyfishtë: zvicerane dhe italiane, me banim në Winterthur, shkruan srf.ch.
Ai, i njohur me emrin Sandro, në vitin 2013 ka qenë njëri ndër të parët nga rrethi i xhamisë “Al Nur” të Winterthurit, që ka udhëtuar për në Siri, në zonën e sunduar nga IS-i, transmeton albinfo.ch. Personi në fjalë konsiderohet si figura qendrore e skenës salafiste të Winterthurit dhe akuzohet se ka motivuar shumë veta për t`iu bashkuar IS-it në Siri.
I akuzuari tjetër është një person me shtetësi të dyfishtë zvicerane-maqedonase, i cili banonte në Frauenfeld, Kantoni Thurgau. Ai ishte ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë në rrugën që kishte marrë drejt Sirisë.
Edhe ky akuzohet se ka bërë rekrutimin e mbështetësve të IS-it, ka shpërndarë materiale propagandistike dhe se ka poseduar pamje nga skena të dhunshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











