Lajme
Zvicër: Dëshmi të terrorit serb mbi popullin shqiptar, në nëntë gjuhë botërore
Kështu është promovuar mbrëmë në Basel libri i aktualizuar “THE TERROR SERBIAN OCCUPIER OVER ALBANIANS 1844-1999” i autorit Nusret Pllana, me organizim të LAPSH «Naim Frashëri» dhe «Tifozave Kuq e Zi».
Autori i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”, Nusret Pllana, ka folur para bashkatdhetarëve në Muttenz të Baselit rreth rëndësisë së librit për të përhapur të vërteten e mizorive serbe ndaj popullit shqiptar.
Interesimi ishte i madh dhe autori u fokusua në rëndësinë e sjelljes së të vërtetës edhe para opinionit të gjerë zviceran. Ai foli mbi gjitha me tone kritike mbi hezitimin e institucioneve të Kosovës për ta institucionalizuar këtë libër “që flet jo me zërin tim, por me zërin e mbi gjysmë milioni të të vrarëve shqiptarë”, u shpreh profesor Pllana dhe shtoi: “Këtë libër nuk e ka shkruar Nusret Pllana, por këtë libër e kanë shkruar 570 mijë shqiptarë të vrarë nga pushteti serb. Libri dëshmon me fakte, fotografi, emra e me mbiemra gjenocidin serb gati dyshekullor mbi shqiptarët”, tha Pllana.
Ish-gazetari i luftës, Nusret Pllana, ka ardhur në Zvicër pas një promovimi të gjerë të librit në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka arritur ta regjistrojë atë në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan. Këtë e ka bërë të ditur autori i librit pas pyetjes së gazetarit të albinfo.ch se deri ku ka arritur të depërtojë libri në ato vende në gjuhën e të cilave është përkthyer.
Përmes promovimit të këtyre veprave të përkthyera në shumë gjuhë botërore, u kërkua të sensibilizohet opinioni i gjerë për barbaritë dhe mizoritë serbe dhe për gjenocidin serb mbi shqiptarët për gati dy shekuj me radhë.
Në këtë kuadër të promovimit autori Pllana prezantoi edhe librin e xhepit “NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË”( Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999), të bashkëautorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj. Në këtë promovim janë shfaqur edhe filmat dokumentarë “Kush i vret Fëmijët?!” dhe Gjurmë të Heshtura- një film që sjell dëshmi rrëqethëse të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe.
Një fjalë rasti për librin e tha edhe ish-konzulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sali Sefa dhe Riza Demaj, përfaqësues i LPASH-it. Kurse në emër të Tifozëve Kuq e Zi, foli Shkëlqim Destani. Eventi e moderoi Xheladin Shala.
Në fund u zhvillua një debat me të pranishmit dhe një apero e organizuar nga Tifozat Kuq e Zi.
E-Diaspora
-
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali Violinistja shqiptare Uendi Reka, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj artistike në Trieste të... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Austri
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike
















