Lajme
Zvicër: Burri dyshohet se drogoi dhe abuzoi seksualisht disa gra
Autoritetet në kantonin Aargau të Zvicrës po hetojnë një burrë të dyshuar se ka droguar dhe abuzuar seksualisht disa gra, ndërsa aktet i ka filmuar dhe publikuar në platforma pornografike.
Sipas Prokurorisë, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2017 dhe 2022. Viktima kryesore dyshohet të ketë qenë ish-partnerja e tij, e cila në atë kohë ishte e mitur. Ajo humbiste ndjenjat pasi i jepeshin substanca narkotike, ndërsa i dyshuari dyshohet se kryente abuzime seksuale dhe i regjistronte me kamera të fshehura.
Hetuesit besojnë se mund të ketë edhe viktima të tjera, pasi jo të gjitha personat që shfaqen në materialet e sekuestruara janë identifikuar. Gjykata ka refuzuar kërkesën për lirimin e të dyshuarit nga paraburgimi, duke vlerësuar se ekziston rreziku i pengimit të hetimeve dhe i përsëritjes së veprave penale.
Ndaj tij po zhvillohet hetim për vepra penale kundër integritetit seksual, lirisë, jetës dhe shkelje të ligjit për narkotikët. Deri në një vendim të formës së prerë gjyqësore, ndaj të dyshuarit zbatohet prezumimi i pafajësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












