Lajme
Zvicër: 25 persona pësojnë djegie pas ecjes në thëngjill të nxehtë
Si pjesë e një stërvitjeje për trajnimin e ekipit, 25 persona janë trajtuar për djegie në Zvicrën veriore pasi kanë ecur nëpër thëngjij të nxehtë.
Raportohet se 13 përsona janë dërguar në spital dhe janë trajtuar për lëndime më të rënda pas këtij incidenti.
Mediat zvicerane kanë raportuar se grupi ka ecur mbi një shtresë qymyri që ishte disa metra e gjatë, ku si pasojë kanë pësuar lëndime dhe diegje pas kësaj ecje në thëngjill të nxehtë.
Mbetet e paqartë nëse kishte ndonjë problem me vendosjen e thëngjillit ose me mënyrën se si grupi eci nëpër të.
Mirëpo zyrtarët kanë hapur një hetim dhe kanë marrë prova nga vendi, që është në gadishullin Au në jug të qytetit të Cyrihut.
Ecja nëpër një shtresë me thëngjij të nxehtë, shpesh i njohur si ecja me zjarr, përdoret ndonjëherë në kurse motivuese dhe ngjarje bamirësie.
Ajo përfshin ecjen zbathur mbi një shtresë me prush të nxehtë ose qymyr. Përdoret gjithashtu në shumë pjesë të botës si një rit kalimi ose provë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












