E-Diaspora
Zvarritet kthimi i Xhordit në Gjermani
Ai në aeroport e kishte marrë letrën nga Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, ku shkruante se terminin për vizën e kthimit ia kishin caktuar për 25 janar të vitit të ardhshëm. Dhe ky termin nuk është për dhënien e vizës por vetëm për caktimin e datës
Kur miqtë e tij gjermanë e kishin përcjellë Xhordin në aeroport prej nga ai do të fluturonte në vendin e prejardhjes, në Shqipëri, shpresat ishin të mëdha se ai do të kthehej shpejt sërish nüe Gjermani. Kundër dëbimit të tij kishin reaguar shumë bashkëqytetarë të qytetit Issum, të njohur e të panjohur të tij, shkruan nn.de.
or, qëndrimi i tij në Shqipëri duhej të zgjaste për pak kohë, pasi që Xhordi 17 vjeçar kishte premtimin se do të kthehej shumë shpejt në Gjermani, ku mund të vazhdonte kualifikimin profesional, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, kthimi i tij, që vetëm një javë më parë dukej fare i afërt, jo më larg se në fillim të dhjetorit, po zvarritet. Ai në aeroport e kishte marrë letrën nga Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, ku shkruante se terminin për vizën e kthimit ia kishin caktuar për 25 janar të vitit të ardhshëm. Dhe ky termin nuk është për dhënien e vizës por vetëm për caktimin e datës. E deri atëherë mund të bëhet vonë për kualifikimin.
I gjithë Issumi ishte angazhuar fuqimisht që shqiptari simpatik të fitonte të drejtën e kthimit në gjermani për vijimin e kualifikimit profesional. Nga një situatë të thuash e pa rrugëdalje, ai me ndihmën e Uwe dhe Gaby Tebeck ia kishte dalë kësaj.
Aktualisht Xhordi me gjithë familjen e tij ndodhet te gjyshërit në Shqipëri. “Të gjithë kanë derdhur shumë lot për të por Xhordi shpreson megjithatë për një kthim të shpejtë, thotë Tebeck, i cili kishte shpresuar deri vonë se Xhordi do të kalonte festën e krishtlindjes në Gjermani. Po ashtu 17 vjeçari shqiptar pritej të vazhdonte stërvitjet në ekipin e futbollit që e udhëheq z. Tebeck, transmeton albinfo.ch. Me caktimin e terminit të ri, nëamabsadë kjo shpresë është shtyrë tutje. Dhe jo vetëm shpresa për festën e përbashkët të Krishtlindjes.
“Firma Vos, e cila i ka ofruar Xordit kualifikimin, ka thënë se do ta presë atë, por fakti është se sa më shumë të zgjasë kjo pritje, aq më e vështirë do të jetë për vazhdimin e shkollimit për Xhordin”; aktualisht nuk dinë si ta ndihmojnë dhe janë të frustruar, thotë Tebeck. “Ne po angazhohemi tash por në Shqipëri, atje ku është Xhordi nuk është aspak e lehtë”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











