Lajme
Zjarret verore mund t’u kushtojnë miliarda euro vendeve evropiane
Zjarret që po përfshijnë Evropën këtë verë pritet të kenë një kosto të madhe ekonomike për vendet e prekura. Përveç dëmeve mjedisore dhe humbjeve në njerëz, flakët po shkaktojnë shpenzime të larta për shuarjen e zjarreve, rindërtimin e infrastrukturës dhe rikuperimin e zonave të djegura.
Gjatë dy muajve të fundit, rreth 500 mijë hektarë pyje janë shkatërruar në Francë, Spanjë, Portugali, Greqi dhe Rumani. Sipas vlerësimeve të Bashkimit Evropian, vetëm restaurimi i këtyre zonave mund të kushtojë rreth 2.5 miliardë euro në vit, ndërsa disa analiza e çojnë faturën mbi 3 miliardë euro.
Në Francë, autoritetet vlerësojnë se ndikimi ekonomik i valës së të nxehtit dhe zjarreve mund të arrijë nga 3 deri në 6 miliardë euro. Kjo ka nxitur debat politik, me kërkesa për fonde shtesë për blerjen e avionëve zjarrfikës, forcimin e kapaciteteve të shërbimeve të emergjencës dhe përgatitjen për sezonet e ardhshme.
Ekspertët paralajmërojnë se, me shtimin e zjarreve nga viti në vit, kostot për buxhetet publike të vendeve evropiane pritet të rriten ndjeshëm.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












