Lajme
Zjarr në Francë, evakuohen 3000 banorë
Më shumë se 3,000 njerëz u evakuuan nga kampe të ndryshme të hënën në Pyrenees-Orientales, në jug të Francës. Një zjarr ka përfshirë tri komuna me disa qindra hektarë dhe po kërcënon banesat.
Zjarri përfshiu midis 480 dhe 530 hektarë në këto qytete që ndodhen rreth njëzet kilometra në juglindje të Perpignan.
Rreth 550 zjarrfikës u mobilizuan, së bashku me tetë avionë Canadair, tre avionë Dash, tre helikopterë bombardues uji dhe dy avionë zbulimi dhe koordinimi, shkruan RTS.
“Një zjarr i dhunës së madhe është duke u zhvilluar në Pyrenees-Orientales. I bëj thirrje popullatës dhe pushuesve të jenë jashtëzakonisht vigjilentë”, ka shkruar nga ana e tij ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, në X, përcjell albinfo.ch.
Një radio lokale raportoi disa rrugë të mbyllura për trafikun dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në Argelès, përpara se të riktheheshin në disa sektorë.
Sipas Antoine Parra, kryebashkiak i Argelès-sur-Mer, “është një zjarr shumë i vështirë për t’u kontrolluar”, por që nuk ka shkaktuar asnjë viktimë për momentin. “Një kamp u përfshi plotësisht nga flakët” dhe “njerëzit humbën shtëpitë e tyre,” tha ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











