Lajme

Zjarr i madh në kompaninë “Motorex” në Langenthal/BE

"Për fat të mirë, asnjë kimikat ose vaj nuk u prek në asnjë moment,". Të gjitha këto substanca ndodhen në një ndërtesë të veçantë. Askush nuk u lëndua"

Policia kantonale e Bernës po u bën thirrje banorëve në zonën e gjerë të Langenthalit të mbyllin dritaret dhe dyert e tyre dhe të fikin sistemet e ventilimit dhe njësitë e ajrit të kondicionuar. Kjo për shkak të një zjarri në një kompani në rajon, raporton policia.

Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje dhe shkaktoi tym të dendur dhe një erë të fortë e të pakëndshme, tranmseton albinfo.ch. Banorët duhet të ndjekin udhëzimet e shërbimeve dhe autoriteteve të emergjencës dhe të shmangin zonën e prekur.

Sipas gazetës “Blick”, zjarri shpërtheu në ambientet e kompanisë Motorex. Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu se dëgjuan shpërthime.

Zjarri është shuar tani, tha pCEO i Motorex, Edi Fischer. Çatia e ndërtesës, e cila strehon salla mbledhjesh, është duke u rinovuar aktualisht, tha ai.

“Zjarri filloi gjatë saldimit të fletëve metalike,” shpjegoi ai. Kjo shkaktoi shpërthimin e një bombole gazi, gjë që shpjegon zhurmën e madhe që u raportua nga shumë njerëz.

“Për fat të mirë, asnjë kimikat ose vaj nuk u prek në asnjë moment,” tha Fischer. Të gjitha këto substanca ndodhen në një ndërtesë të veçantë. Askush nuk u lëndua.