Lajme
‘Zhduket’ lideri opozitar rus, Aleksei Navalni
Lideri i opozitës në Rusi, Aleksei Navalni, është transferuar nga burgu për në një vendndodhje të panjohur. Këtë e konfirmoi një prej ndihmësve të tij.
“Ku është Aleksei tani dhe në cilin kompleks burgu është dërguar, ne nuk e dimë”, tha Leonid Volkov, shef i stafit të kritikut të Kremlinit.
Ndërsa zëdhënësja, Kira Yarmish, bëri të ditur se mësuan për zhvendosjen e Navalnit vetëm pasi avokati tentoi ta vizitonte në qendrën e vuajtjes së dënimit në Pokrov, 120 kilometra larg nga Moska, raporton Cnn. Kjo lëvizje erdhi pasi një gjykatë e Rusisë urdhëroi që opozitari të transferohej në një burg të sigurisë së lartë, ku do t’i reduktoheshin vizitat dhe korrespondenca.
Navalni u dënua fillimisht me 2 vjet e gjysmë për thyerje të lirimit me kusht, ndërsa më pas iu shtua dhe një dënim tjetër prej 9 vjetësh, pasi u shpall fajtor për përvetësim fondesh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja