Lajme
Zgjedhjet në EU/Austri: Partia e ekstremit të djathtë FPÖ fiton për herë të parë zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Dalin rezultatet e zgjedhjeve të BE-së në Austri. Parashikimi i trendit nga ora 17:00 u ndryshua ndjeshëm nga rezultatet e zgjedhjeve në orën 23.00.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian të dielën në Austri kanë përfunduar. Sipas rezultateve paraprake, FPÖ përfundon në vendin e parë, siç pritej në sondazhe, por me një distancë më të vogël se sa parashikohej në parashikimin e trendit të orës 17:00. Në rezultatet preliminarë ajo fiton me 25.5 për qind, ÖVP në vendin e dytë me 24.7 për qind. SPÖ është në vendin e tretë me 23.3 për qind. Të Gjelbrit dolën përpara Neos me 10.9 për qind, me 10.1 për qind. KPÖ dhe ADN nuk arritën të kalojnë pragun.
“Austriakët kanë dërguar një sinjal të qartë sot se ata kanë një dëshirë të sinqertë për ndryshime pozitive në Austri, dhe këtë mund ta bëjnë vetëm me Partinë e Lirisë” tha në një reagim fillestar bartësi i listës nga FPÖ, Harald Vilimsky, transmeton albinfo.at
Në anën tjetër bartësi i listës nga partia ÖVP Reinhold Lopatka, parti kjo që ka pësuar rënie me afër 10 për qind të votave, ka theksuar:
“Rezultati është i hidhur, por në të njëjtën kohë është edhe një mision”, ka thënë ai teksa ka shtuar. “Ne kemi nevojë për më shumë mbështetje në zgjedhjet e parlamentare,” shton ai duke ju referuar zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në Austri në vjeshtën e këtij viti. Megjithatë, ai beson se “ka një shans të madh për ta kompensuar këtë rezultat”, sepse tri partitë kryesore kanë një rezultat të ngushtë me njëra tjetrën.
Sipas këtyre rezultateve, Austria në Parlamentin Evropian do të përfaqësohet me 20 deputetë: Partia FPÖ do të këtë 6 deputetë, ÖVP 5, SPÖ 5, Grüne 2, Neos 2, përcjell albinfo.at
Megjithatë, sipas mediave austriake ende ka vota të panumëruaa të cilët mund të ndryshojnë në game të vogla rezultatet.
Duhet theksuar se më shumë se kurrë, komuniteti shqiptar në Austri ishte mobilizuar në këto zgjedhje për të votuar kandidatin e ÖVP-së, Lukas Mandl.
Sipas burimeve të albinfo.at nga kampi i Lukas Mandl, bëhet e ditur se me këtë rezultat, Lukas Mandl tashmë e ka siguruar edhe për një mandat ulësen në Parlamentin Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










