Lajme
Zgjatet mandati i trupave gjermane në Kosovë
Parlamenti gjerman miratoi të enjten në mbrëmje në Berlin zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe me një vit tjetër
Në një votim të hapur, 489 deputetët e parlamentit gjerman votuan pro zgjatjes së pjesëmarrjes së trupave gjermane në KFOR, dhjetë abstenuan dhe 66 e refuzuan.
Prania e ushtarëve gjermanë në Kosovë do të reduktohet deri 900 ushtarë.
Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që lejohen të jenë të pranishëm në Kosovë u ul në 1850.
Debatin e parlamentit e ndoqi edhe ministri kosovar i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, raporton DW.
Në vizitën e tij të parë zyrtare si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj shfrytëzoi rastin të ndiqte nga tribuna e mysafirëve debatin që deputetët gjermanë zhvillojnë çdo vit në Berlin për të legjitimuar praninë e ushtarëve gjermanë në Kosovë.
“Gëzohem në mënyrë të veçantë që ju keni ardhur këtu për të ndjekur këtë seancë”, tha funksionari i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, Florian Hahn.
“Kjo tregon se ju jeni të interesuar për zhvillimin e vendit tuaj dhe për një Evropë të përbashkët”, tha Hahn.
Për tatimpaguesit gjermanë, angazhimi i Bundeswehr-it në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm kushton afro 76 milionë euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











