E-Diaspora
Zënkë e përgjakshme në Portalban
Dy vëllezër shqiptarë që kanë qenë duke riparuar barkën e tyre, janë sulmuar nga disa persona
Një zënkë e ashpër është shkaktuar të martën e 8 majit të këtij viti, në portin e Portalbanit në Zvicër.
Dy vëllezër shqiptarë që kanë qenë duke riparuar barkën e tyre, janë sulmuar nga disa persona.
Në vendngjarje kanë shkuar së paku tre patrulla policore dhe dy ambulanca, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Më pas kanë arritur edhe disa policë civilë. Ashtu si edhe banorët e Portalbanit, një fshat me rreth 700 banorë, edhe dëshmitari Claude është habitur me atë se çfarë ndodhi në port, të martën e 8 majit, rreth mesditës. E pyetur për rastin në fjalë, policia e Fribourgut vetëm se ka deklaruar që “hetimet janë në rrjedhë e sipër”.
Sipas informatave të së përditshmes “20 Minutes”, ditën e kobshme, dy vëllezër që kanë qenë duke riparuar barkën e tyre, kanë filluar zënkën me disa persona që kishin ardhur për t’i takuar. Situata kishte eskaluar. “Ata u zunë duke përdorë shufra metalike dhe mjete të punës që i kanë pasur në afërsi. Barka u mbulua me gjak. Unë iu rrëfeva hetuesve policorë atë që e dija”, ka pohuar një banor i fshatit. “Për këta persona nuk do të flas aspak, më mirë të heshti”, kë nënvizuar një dëshmitar.
Sipas rrethanave aktuale, dy pista janë të mundshme lidhur me ngjarjen: ajo e luftës midis dy klaneve, apo qërimi i hesapeve rreth një trafikimi të lëndëve narkotike.
“Sulmi është udhëhequr nga një trafikant i njohur i lëndëve narkotike në Kantonin e Fribourgut, i cili i akuzonte dy vëllezërit se ia kishin vjedhur 50 kilogramë marihuanë”, ka rrëfyer një person, i cili është mirë i informuar me këtë rreth. Ai është habitur nga prania e njërit vëlla në Zvicër:
“Një herë ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Zyrtarisht, ai jeton në Maqedoni”. Për momentin, policia nuk jep informata të tjera.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












