Futboll
Xhaka vë në pikëpyetje mentalitetin e skuadrës së Arsenalit
Xhaka vë në pikëpyetje mentalitetin e skuadrës së Arsenalit
Granit Xhaka e ka vënë në pikëpyetje mentalitetin e skuadrës së Arsenalit, pasi Topçinjtë e pësuan disfatën e dhjetë të këtij sezoni, duke thënë se Aston Villa ishte më agresive dhe e meritoi fitoren të martën.
Goli i shënuar nga Trezeguet në pjesën e parë të ndeshjes ishte i mjaftueshëm për t’ia dhënë Aston Villës fitoren me rezultat 1:0 kundër Arsenalit, që humbi pas dy fitoreve mbresëlënëse kundër Liverpoolit dhe Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.
Disfata me rezultat 1:0 bën që Topçinjtë ta kenë të mundur ta përfundojnë në ligë vetëm në pozitën e tetë, nëntë apo dhjetë, që varet nga rezultati i ndeshjes së fundit të sezonit, që zhvillohet të dielën në Emirates kundër Watfordit.
Xhaka hyri në lojë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë dhe pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer me atë që kishte ndodhur.
“Sipas mendimin tim, nuk mund të vish këtu dhe të luash kështu. Nuk është mjaftueshëm e mirë dhe nuk mund të luash me këtë mentalitet”, ka thënë Xhaka.
“Nuk ishte e mjaftueshme për të marrë ndonjë pikë nga ndeshja e sotshme dhe ne e dimë se nëse do të kishim fituar sot, në ndeshjen e fundit mund të kishim luftuar për kualifikim në Ligën e Evropës”.
“Por, tani ne duhet ta fitojmë FA Cup dhe kemi më shumë presion mbi vete. Por, do të bëjmë gjithçka për ta fituar FA Cup. Ata ishim më agresiv se ne dhe e merituan atë”.
Tani që i ka mbyllur të gjitha ndeshjet si mysafir për këtë sezon, Topçinjtë e kanë barazuar rekordin e tyre më të keq në ndeshjet si mysafir brenda një sezoni, duke i regjistruar vetëm katër fitore.
Dy nga katër fitoret e Arsenalit si mysafir, kundër Southamptonit dhe Wolves, kanë ardhur pas rinisjes së sezonit në qershor, ndërsa fitoret kundër Newcastle dhe West Hamit ishin regjistruar më herët këtë sezon.
Ky është gjithashtu sezoni i tretë radhazi që Arsenali i ka humbur dhjetë ndeshje radhazi në ligë.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














