Lajme
WhatsApp ofron mënyrë të re për mbrojtjen e llogarive
Përdoruesit e rrjetit social WhatsApp së shpejti do të kenë një mënyrë tjetër për të mbrojtur llogaritë e tyre.
Bëhet fjalë për verifikimin e emailit, i cili me sa duket është në testim pasi disa përdoruesve të WhatsApp u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre duke përdorur emaile personale. Për momentin, numri i përdoruesve të tillë është i kufizuar, por pritet që së shpejti risia të jetë e disponueshme për të gjithë.
Më herët kishte raporte të verifikimit me email, të cilat lanë të kuptohet se ekipi i WhatsApp ka punuar në këtë sistem që nga gushti. Metoda e re e verifikimit synon të bëhet një shtresë tjetër sigurie për llogaritë e përdoruesve, duke e bërë vjedhjen më të vështirë.
Procesi i verifikimit është i thjeshtë, thjesht shkruani adresën tuaj të emailit dhe prisni për një konfirmim në kutinë tuaj hyrëse.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











