Kosova
VV shpall fitoren, Kurti adresohet nga sheshi i Prishtinës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu adresua qytetarëve nga sheshi qendror i Prishtinës pas numërimit të më shumë se 95% të votave. Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se institucionet ekzekutive do të vazhdojnë punën menjëherë të hënën në mëngjes.
”Pavarësisht që sonte po festojmë, nesër në ora 8 në mëngjes krejt qeveria është në punë. Secili ministër e zëvendësministër, të gjitha ekipet tona, unë si kryeministër dhe zyra e presidentes, në ora 8 të mëngjesit janë në punë”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se Kosova i ka institucionet funksionale si Qeveria dhe Presidenca, ndërsa theksoi nevojën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kurti u shpreh se pret që edhe blloku opozitar të marrë pjesë në proceset parlamentare sa më shpejt.
Në përfundim të fjalës së tij, lideri i LVV-së shprehu gatishmërinë për dialog me partitë e tjera politike në vend: “Do të komunikojmë, do t’i takojmë dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Kosovës, sepse ne, para së gjithash, kemi interesin publik.”
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













