Kosova
VV-ja e LDK-ja kundërshtojnë vendimin e Presidentit për anëtarët e KQZ-së
Lëvizja Vetëvendosje akuzon presidentin Hashim Thaçi për shkelje kushtetuese, duke ftuar vetëm një anëtar të këtij subjekti politik për t’u betuar si anëtar në KQZ e jo dy, sa u takon me kushtetutë e me ligj.
“Hashim Thaçi nuk mund ta përdorë zyrën e presidentit për t’ia mohuar opozitës të drejtën që ia kanë dhënë votuesit e nuk mund t’ia zgjerojë përfaqësimin PDK-së,” ka thënë deputetja Albulena Haxhiu.
Ajo ka paralajmëruar që bashkë me LDK-në tashmë po koordinojnë veprimet dhe brenda pak ditëve do të tregojnë për format e kundërshtimit që do t’i kenë si opozitë ndaj këtij vendimi të presidentit.
Vetëvendosje ka dërguar dy emra për anëtarë të KQZ-së, por presidenca e ka ftuar për betim vetëm Nazlije Balajn.
Ndërkohë, ditë më parë, vetë presidenti Thaçi i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të marrë interpretimin në lidhje me numrin e nominimeve, që ka të drejtë ta bëjë secili prej subjekteve politike me shumicë shqiptare, por përgjigje nuk do të marrë shpejt, meqë edhe vetë Kushtetuesja ka humbur kuorumin dhe nuk mund të marrë vendime derisa Kuvendi t’i zgjedhë gjyqtarët e rinj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













