Kosova
Vuçiqi në Francë synon ta sigurojë blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë
Mësohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimet që po i zhvillon në Francë do të diskutojë për blerjen e mundshme të 12 aeroplanëve luftarakë francezë “Dassault Rafale”, ka raportuar të martën “Associated Press”, përcjell albinfo.ch.
Në mëngjes ai është takuar me ministrin e mbrojtjes, Sebastien Lecornu. Sipas AP-së kryetemë do të jetë Kosova dhe çështjet e sigurisë.
Një ditë më parë, Vuçiqi u takua edhe me presidentin Emmanuel Macron. U diskutua për situatën në Kosovë e për çështje të tjera.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është peng për stabilitetin e rajonit dhe të gjithë kontine
Pas takimit me Lecornun, Vuçiqi ka thënë se ka pasur bisedë të frytshme me të. Ai ka konfirmuar se është diskutuar për blerjen e armëve.
“Në kohë të sfidave të mëdha, po bëjmë gjithçka që të mbrojmë shtetin tonë dhe për këtë vazhdojmë të investojmë e të forcojmë Forcat e Armatosura të Serbisë dhe industrinë tonë ushtarake”, ka thënë Vuçiqi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










