Kosova
Vuçiq takon Lajçak, i tregon për “jetën e papërballueshme” të serbëve të Kosovës
Emisari i Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak këtë të premte është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për rrugën tutje në dialog.
Megjithatë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është ankuar emisarit të Bashkimit Evropian për “jetën e papërballueshme” të serbëve në Kosovë.
“Kam biseduar me Miroslav Lajçakun për situatën në Kosovë dhe kushtet e papërballueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin social në Instagram.
Më 19 mars në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










