Lajme
Vuçiq raportohet se do ta dekorojë Grenellin
Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportohet se ka nderuar me “Urdhër të Flamurit serb” ish-emisarin e SHBA-së për Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përcjell albinfo.ch.
Mediat serbe kanë publikuar listën e të gjithë atyre që do të nderohen nga Vuçiqi dhe mesin e tyre është edhe ish-emisari Grenell.
Nderimi për Grenellin po bëhet për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së.
Mirëpo, kjo gjë në Serbi po shihet si veprim “fëmijëror” i Vuçiqit.
Biljana Stojkoviq, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe kryetare e partisë Zajedno, thotë për Danas se është mjaft e varfër dhe foshnjore për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë dekoratat dhe cilat duhet të jenë arsyet për dhënien e njëfarë mirënjohjeje.
Aris Movsesijan, ish-kryetar i Partisë së Re, thotë për Danas se lajmi i mirë është se presidenti Aleksandar Vuçiq të paktën ndonjëherë bën punën e tij.
Edhe analistë të tjerë kanë komentuar, duke thënë se Grenelli do ta ketë tashmë derën të mbyllur.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












