Të tjera
Vuçiq nuk do hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.
Demonstruesit po protestojnë në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit.
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë.
Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.
Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza.
Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiq tha më 2 janar se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore [serbe]”.
Vuçiq sugjeroi se koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, kundërshton rezultatin zgjedhor, veçmas zgjedhjet lokale në Beograd, sepse sipas tij, kjo parti nuk doli aq mirë në zgjedhje ashtu siç priste.
Në zgjedhjet parlamentare koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë këtij muaji.
Mijëra persona protestuan në Beograd më 30 dhjetor të vitit 2023, në atë që u cilësua si protesta më e madhe deri më tani lidhur me zgjedhjet, përderisa protestuesit brohoritën “Hajna”.
Ajo protestë ishte organizuar nga iniciativa e pavarur qytetare, ProGlas, që para zgjedhjeve bëri fushatë për dalje më të lartë në votime.
Më 17 dhjetor Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore. Opozita ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesit e disa organizatave të huaja që kanë monitoruar procesin raportuar për parregullsi, përfshirë mbushjen e kutive dhe blerjen e votave.
Monitoruesit lokalë të zgjedhjeve po ashtu kanë thënë se votues nga e mbarë Serbia dhe nga shtetet fqinje ishin regjistruar në Beograd për të votuar në zgjedhjet lokale. /REL
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari I riu nga Kamenica rrëfen rrugëtimin e tij nga studimet për Juridik në Kosovë deri te... -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë











