Lajme
Vuçiq flet pas problemeve në zemër
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, në orët e vona të së premtes është shtruar në spitalin ushtarak në Beograd pas disa problemeve kardiake, shkruan Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Në mesditën e sotme ka folur këshilltarja e tij, duke treguar që gjendja e Vuçic është stabile dhe se do të mbahet në spital për kujdes shtesë.
E pas gjithë kësaj situate është lajmëruar vetë Vuçiq, duke thënë se është shëndosh e mirë e që nga e hëna do të kthehet në punë.
“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna”, ka thënë Vuçic në Isntagram, transmeton Gazeta Express.
Gjatë ditës lidhur me rastin e shtrimit në spital të Vuçicit, kishte folur edhe Aleksander Vulin, i cili kishte thënë se një gjë e tillë i ka ndodhur për shkak të volumit të madh të punëve.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














