E-Diaspora
Vritet me pushkë kosovari në Mulhouse të Francës
Një person 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri, të mërkurën rreth orës 17.45 në Mulhouse. Autori i krimit është në arrati.
Janë fqinjët ata të cilët e kanë dhënë alarmin. Mbrëmjen e së markurës, më 25 prill të këtij viti, në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach në Mulhouse, janë dëgjuar të shtëna armësh, shkruan “France Bleu”, përcjell Albinfo.ch.
Bëhet e ditur se me këtë rast është vrarë një person rreth të tridhjetave. Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia deri në këto çaste.
Viktima është një kosovar, banues i ndërtesës në fjalë, ndërsa kufoma e tij është gjetur në oborr. Dyshohet se ai është vrarë nga fqinji i tij nga kati i tretë, për shkak të zhurmës së madhe që po bënte. Gjatë kësaj, vrasësi i dyshuar ka përdorur një pushkë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











