E-Diaspora
Vritet 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Një vajzë 20 vjeçare me origjinë nga Shqipëria është gjetur e vdekur.
Ajo vdiq të dielën në mbrëmje, më 10 qershor 2018, në spitalin Santa Croce në Moncalieri pasi ishte flakur nga një makinë në rrugë në jug të Torinos, në zonën e Nichelino, përcjell albinfo.ch.
Ajo ishte shtruar në spital ku mbijetoi vetëm një ditë, pasi gjendja e saj ishte e rëndë. Sipas mjekëve, nuk ishte thjeshtë trauma e rënies për vdekjen e saj: ajo ishte rrahur fillimisht me egërsi, shkruajnë mediat italiane. Të shtunën në mbrëmje ajo u gjet nga një drejtues makine thuajse pa jetë në asfalt.
Një patrullë e Policisë Rrugore ndërhyri dhe e çoi çështjen tek hetuesit. Tani për tani nuk dihet çfarë ka ndodhur: nëse ajo është eliminuar nga organizata për të cilën punonte apo apo kishte takuar klientin e gabuar.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










