Kosova

Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Në fshatin Mdanaj të Gjakovë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë mbrëmjen e së dielës së 25 qershorit.

Lumni Graishta drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se dy vëllezër janë varë në Gjakovë nga personat të paidentifikuar deri më tani.

Më tej Graishta ka thënë se Policia e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjithë hapat për ta zbuluar këtë krim.