E-Diaspora
Vret vajzën e të dashurës me sëpatë, dënohet me 18 vjet burg
Sipas mediave suedeze, Lumi akuzohet se e “ekzekutoi” të renë me një sëpatë, pasi pretendonte se ndihej i kërcënuar prej saj
Një shqiptar në Suedi është dënuar me 18 vjet burg, për vrasjen e vajzës të së dashurës së tij me sëpatë. Gjatë gjyqit u zbulua gjithashtu se ai ishte shpallur fajtor vite më parë për një vrasje në Greqi.
Durim Lumi, 36-vjeçar, u shpall fajtor për vrasjen e një vajze të re në Värmland, në muajin maj.
Sipas mediave suedeze, Lumi akuzohet se e “ekzekutoi” të renë me një sëpatë, pasi pretendonte se ndihej i kërcënuar prej saj, shkruan ‘Klan’.
Megjithatë, pretendimi i shqiptarit u hodh poshtë nga prokurori Per Svensson. “Është e qartë. Vrasja ka karakterin e një ekzekutimi të pastër”, përcjell albinfo.ch.
Svensson vuri gjithashtu në dukje se Lumi, i cili jetonte ilegalisht në Suedi në kohën e vrasjes, ishte shpallur fajtor për vrasje gjatë kohës që jetonte në Greqi.
Prokurori paraqiti dokumente para gjykatës që tregonin se shqiptari kishte vrarë një burrë me thikë.
Kjo nuk është hera e parë që Suedia tronditet nga një vrasje e kryer nga një azilkërkues, të cilit iu është refuzuar azili. Në vitin 2015 një azilkërkues nga Eritrea, vrau një nënë bashkë me djalin e saj në një supermarket pasi mori vesh për refuzimin e azilit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










