Lajme
Votohet raporti për Kosovën në Parlamentin Evropian
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon si dhe raporti në tërësi. Gjatë debatit, disa deputetë shprehën kundërshtimin e tyre lidhur me thirrjen që pesë shtetet e bllokut ta njohin Kosovën si dhe që BE-ja të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.
Për shkak të mënyrës specifike të votimit, rezultatet e sakta për amendamentet e veçanta do të dihen më vonë, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Si pasojë e masave, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, debatet në Parlamentin Evropian po zhvillohen në mënyrë të kombinuar: me pjesëmarrjen e deputetëve në sallë si dhe lidhjen përmes internetit. Edhe votimet po mbahen në këtë formë, prandaj nuk mund të dihen rezultatet menjëherë.
Në raportin që ka paraqitur raportuesja për Kosovën, Von Cramon, qysh në dhjetor të vitit të kaluar, para se të dihej se në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, ishte shprehur pakënaqësi për mungesën e progresit në zbatimin e agjendës së reformave evropiane, në luftën kundër korrupsionit dhe në fushën e sundimit të ligjit.
Këto pakënaqësi kanë mbetur pjesë e tekstit të raportit për Kosovën. Në raport po ashtu është kërkuar që të vazhdohet të ketë përkushtim sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, thirrje kjo që u është bërë të dyja vendeve. Lidhur me dialogun ka pasur disa propozime, që kanë kërkuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së që të krijojë mekanizma, me qëllim që të vëzhgohet zbatimi i marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të këtij procesi si dhe të raportohet rregullisht në PE për përparimin në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja.
Në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, deputetët evropianë, që vijnë nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, kanë insistuar që Kosova të njihet si shtet dhe të ndihmohet më shumë në procesin e integrimeve evropiane. Këta deputetë kanë ripërsëritur thirrjen që Këshilli i BE-së, pa vonesa të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, pasi sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Prishtina zyrtare qëmoti ka përmbushur kushtet për liberalizim dhe një gjë e tillë është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian.
Por, kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.
Pasi miratohet raporti në Komisionin për politikë të jashtme, ai më pas dërgohet në seancë plenare, në formë të propozim-rezolutës, për t’u votuar më vonë në pranverë. Për shkak se viti 2019 ishte vit zgjedhor në BE, dhe më 2020 u përhap pandemia e koronavirusit, edhe ky raport për Kosovën erdhi me vonesë.
Rezolutat e Parlamentit Evropian shprehin qëndrime politike të këtij institucioni të BE-së, por nuk janë ligjërisht të obligueshme për vendet anëtare. Prandaj, edhe thirrjet e deritanishme të PE-së për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e bllokut evropian si dhe ajo për liberalizimin e vizave, nuk kanë pasur ndonjë efekt.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














